Jetmiri, i cili është banori më i ri i spektaklit televiziv “BBVA3”, ka sjell mjaft trazira në shtëpi.
“Kur ka ardhur, ka pasur emocione të forta dhe tha që mos më acaroni se do nxjerr luanin, tigrin e të tjera që nuk ia shohim dot. Unë mendoj që Jetimir ka qenë i fortë 14 vite më parë. Tani është komentator. Shako Hoxha nuk luan dot në fushë. Juli është në panik, dredh këmbën, ia ka futur frikën. Iu afrua ky Ledjonës, i iku mendja Julit. Ky djali që fliste për rekrutime, thoshte ‘çfarë bëhet kështu’, e bëri si partitë politike, nisi të mblidhte deputetët e zonës, por mblodhi vetëm Françeskën. Jetmiri luan me koalicion.”- tha Romeo.