Romeo dhe Salsano puthen si ajo dhe Donaldi, Bora Zemani bën reagimin epik (FOTO LAJM)

Takimi romantik mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit në “Big Brother VIP Albania” është padyshim një nga më të bukurit që kemi parë në ekran dhe rrjedhimisht ka qenë ndër më të përfolurit kohëve të fundit.

Këtë skenë epike e ka risjell Romeo, i ftuar në “Portokalli”, bashkë me aktorin Salsano Rrapi, që në këtë rast është Bora.

Video e publikuar në llogarinë e Instagramit nga Romeo, mori komentet të shumta dhe u bë virale brenda pak orësh.

Mirëpo, mes komenteve vëmendjen më të madhe e mori ai i Borës. “Hhahahahahah dashuri labe. “Të dua moj qëne!”- ka shkruar ajo. Komenti i moderatores ka marrë shumë likes dhe reply pasi si duket ndjekësit nuk e kanë pritur një reagim nga ajo.

 


Shtuar 22.11.2021 11:52