Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës ka shkarkuar 11 diplomatë, në mesin e të cilëve edhe Adnan Jakupin që është vëllai i këngëtares së njohur kosovare Leonora Jakupi.
Pas përhapjes së këtij lajmi, ra në sy një postim i Adelina Ismailit ku shkruan: “Fshisë, fshisë dadës!”
Kjo u mor nga ndjekësit si ‘kunjë’ për rivalen e saj të përjetshme dhe në vëmendje u rikthye konflikti i tyre i nisur që nga vitet 2000.
Pasi postimi u bë viral dhe u cilësua si “gëzim” nga ana e saj për shkarkimin e Jakupit, Adelina ka reaguar me një tjetër status më të gjatë.
“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave. Kurse juve gazetar të caktuar turp të ju vjen që krahasoni një diplomat me një mbeturinë. Tregoni pak nivel ju lutem. Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.
Kujtojmë se Adelina dhe Leonora njihen si dy nga rivalet më të mëdha të skenës shqiptare, të cilat 17 vite më parë kishin edhe një përleshje fizike me njëra-tjetrën, çështje e cila ka përfunduar në gjykatë dhe mes tyre nuk u arrit asnjëherë një marrëveshje