Rita Ora shfaqet provokuese në Instagram, e ëma ka gjithmonë gati komentin epik në shqip (FOTO LAJM)

Vëmendja padyshim rrotullohet rreth saj në një ambjent ku shfaqet Rita Ora. Ylli botëror me origjinë shqiptare ka qenë në qendër të diskutimeve, pas performancës së saj elektrizuese në hapjen e kampionatit botëror të ragbit në konkurrencën e femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re.

Rita interpretoi në Auckland në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re. Përpos zërit që është arma e saj më e fortë nuk mbeti pas as paraqitja e saj e kuruar deri në detaj.

Ora dukej mahnitëse me një kostum dypjesësh ngjyrë të zezë, ku kishte vënë në pah barkun e saj të sheshtë. Pikërisht ky detaj i ka tërhqur vëmendjen mamasë së këngëtares, Vera Orës, e cila ka lënë komentin epik poshtë fotos së Ritës në Instagram.

“Qenke bërë për pite,”- shkroi Vera në komentin e saj.