Rita Ora provokuese “tërbon” rrjetin, e ëma i merr vëmendjen me komentin në shqip (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, merr shpeshherë vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale. Pozat e saj dhe jo vetëm, marrin menjëherë mijëra pëlqime dhe komente.

Madje mamaja e saj, Vera Ora, e ngacmon atë herë pas here me komentet që i bën në gjuhën shqipe. E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa Rita ka ndarë me fansat disa poza super seksi, ku shfaqet me një fusta të zi me rripa.

“Zemra bre peni holl…”, ka shkruar Vera Ora në koment ku ka marrë pëlqimin e shumë fansave shqiptar të këngëtares.

Nga ana tjetër kujtojmë se 30-vjeçarja  e famshme aktualisht ndodhet në Australi, si mentore në sezonin e ri të “The Voice of Australia”.


Shtuar 25.03.2021 10:37