Prej shumë kohësh, gratë kanë filluar që të ngrijnë vezët, duke u siguruar që një ditë të bëhen nëna.
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka zgjedhur gjithashtu të ngrijë vezët e saj, duke iu përkushtuar momentalisht karrierës dhe duke e lënë ardhjen e një bebushi për një moment të dytë.
31-vjeçarja ka dhënë një intervistë për “The Independent”, ku ka treguar arsyet që kanë ndikuar në vendimin e saj.
“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne kemi shumë presion, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë, të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka treguar Ora.
Momentalisht, këngëtarja shqiptare po shijon romancën me të dashurin Taika Waititi, madje disa media shkruajnë se ai ka takuar edhe prindërit e Orës.