Rita Ora ka rrëfyer së fundmi betejën me ankthin. Këngëtarja 31 vjeçare tregoi se si problemet e saj me ankthin nisën që në adoleshencë kur nëna e saj ishte sëmurë me kancer. Ajo tha se ndihej e pafuqishme pas lajmit që mori në moshën 15-vjeçare se e ëma ishte prekur nga sëmundja e rëndë.
“Shkova te mjekët. Unë mendoja se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi.”, tha ajo. “Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë.”, tha ajo.
Sulmet e panikut të këngëtares filluan në adoleshencën e saj kur nëna e saj Vera u diagnostikua me kancer në gji (foto në 2016). (Getty Images)
Fatmirësisht kanceri u kap herët dhe nëna e saj arriti ta mposhtë sëmundjen por Rita thotë se ka vazhduar të ndjekë terapi që në moshën 17-vjeçare. “Unë nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi.”