Me siguri të gjithë e kujtoni aktorin Elvis Pupa. Visi më shumë se 10 vite që është larguar nga “Portokalli” dhe rreth 5 vite më parë ai është shkëputur totalisht nga ekrani.
Por ai nuk mungon në rrjetet sociale. Aktori ndiqet nga më shumë se 100 mijë persona. Video të shumta humori ndan edhe krah bashkëshortes së tij e cila duket se i përshtatet në karakterin e tij.
Në një nga ostimet e fundit ai ka lënë shumë dyshime për rikthimin e tij në ekranet shqiptare. Madje, kanë nisur edhe aludimet se ai mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip.”
Postimi i Elvis Pupës:
Respekte!
Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”
Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje:
Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:
Te marketi i lagjes?
Në autobusin e unazës?
Apo në ndonjë reality-show…?
Më thoni, që t’ju them.