Rihanna nuk gjen qetësi në shtatzëni, publikohen mesazhet e partnerit të saj me 45-vjeçaren (FOTO LAJM)

I fejuari i superyllit të popit Rihanna i ka dërguar mesazhe fshehurazi një gruaje britanike 45-vjeçare.

Reperi A$AP Rocky madje është i gatshëm të niset drejt Ukrainës për ta takuar, Jilly O’Donnell nënën e tre fëmijëve.

“Me sinqeritet të plotë, nuk e kisha idenë se kush ishte ai”, është shprehur 45-vjeçarja e cila ka treguar mesazhet e shumta të flirtimit nga A$AP Rocky.

“Pashë se kishte një tik-un blu në emrin e tij në Instagram, kështu që pyeta vajzat e mia. Ata më thanë se ishte i dashuri i Rihanna-s dhe menduan se ishte qesharake. Ai ka miliona ndjekës në Instagram, kështu që Zoti e di pse zgjodhi të më dërgojë mesazhe.”

Jilly, e cila ka një djalë 22-vjeçar dhe dy vajza 19 dhe 17 vjeç, tha se ata shkëmbyen dhjetëra mesazhe të tjera midis dhjetorit dhe fillimit të muajit të kaluar, sipas The Sun.

Ajo tha: “U trondita kur pashë që ai ishte me Rihanna-n, veçanërisht fakti që ajo është shtatzënë. Por asgjë nuk ndodhi mes nesh dhe e gjitha ishte një bisedë mjaft e lehtë. Shpresoj që ata të jenë shumë të lumtur së bashku.”

Kujtojmë se kjo është akuza e dytë brenda pak ditësh për tradhti të Rockyt ndaj Rihannas. Pak më parë ai u akuzua se ka patur marrëdhnie me shoqen e këngëtares, stilisten Amina Muaddi. Por çifti i hodhi poshtë pretendimet dhe ata u fotografuan së bashku në fundjavë./albeu.com/


Shtuar 28.04.2022 10:35