Reperi i njohur për këngën “Baby Shark” qëllohet për vdekje në moshën 22-vjeçare

Reperi Michael Robinson, i njohur artistikisht si Ralan Styles dhe i famshëm për bashkëpunimin e tij në këngën për fëmijë ‘Baby Shark’, u qëllua dhe u vra në moshën 22-vjeçare.

Policia e Columbus ka bëre me dije se pasi kanë marrë një telefonatë 911 nga një grua që raportoi një të shtëna, oficerët shkuan rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në bllokun 300 të West 3rd Avenue.
Pasi mbërritën në vendngjarje, aty më pas ata gjetën 22-vjeçarin Michael Andre Robinson, i njohur gjithashtu si reperi Ralan Styles, i cili kishte marrë plagë të mëdha nga armë zjarri.
Robinson u shpall i vdekur në vendngjarje në orën 5:10 të mëngjesit.


Shtuar 22.10.2024 15:10