Po priste binjakë, Delinda Disha jep lajmin e hidhur: Nuk ia dolëm dot, po e kaloj shumë keq (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë pasi zbulojë se është në pritje të dy bebushave, binjakë, aktorja Delinda Disha ka ndarë lajmin e hidhur sot në Instagram.

Ajo ka treguar se ka humbur dy fëmijët që priste dhe i donte kaq shumë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjul që ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan ajo.

Delinda dhe Eldo fatmiresisht  janë prindër të një djali shumë të ëmbël, 5-vjeçar, Dasantinit. Edhe bashkëshorti i Delindës punon në Klanifornia, jo si aktor, por është kostumograf./albeu.com/

Shtuar 24.03.2022 16:43