“Qetësohuni”! Sara sqaron ilaçet që kërkoi nga BBV: Nuk kam probleme me zemrën por…

Gjatë kësaj jave, një nga banoret e spektakli televiziv “BBVA3” ka kërkuar një integrantor alimentar.

Kjo banore është Sara, e cila sqaroi se një nga funksionet e këtij ilaçi është të rregullojë aritmin e zemrës.

“Nuk kam probleme strukturale me zemrën. Qetësohuni. As produksioni nuk do më kishte futur. Kam pasur probleme me gjumin”, u shpreh Sara.