“Që ta merrni vesh të gjithë…”, Arjola komenton puthjen e bujshme me Ilirin

Arjola Demiri ka qenë një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Aktorja u vu në qendër të vëmendjes sidomos pas puthjes që shkëmbeu me Ilirin në kuadër të provës javore. Ata duhet të krijonin një skenë filmi, gjë që shkaktoi bujë të madhe.

Lidhur me këtë ka folur dhe aktorja, ku është shprehur gjithashtu se me Ilirin ka krijuar një marrëdhënie të sinqertë që presin ta ruajnë edhe përtej përfundimit të emisionit. “Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe, Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra.

Unë mbështes Ilirin, sepse edhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo “Me ty deri ditën e fundit” është shprehja e Ilirit për mua. Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime. Një miqësi e sinqertë, e hapur.

Puthja ishte një lojë, unë putha të gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë.”, është shprehur Arjola.


Shtuar 17.02.2022 12:27