Në një shkrim të fundit, Sonila Meço bëri një analizë të shkurtër për “Big Brother VIP” ku u duk edhe si një sulm për televizionin. Ajo u shpreh se të gjithë banorët dhe gjithashtu publiku është një kavie e këtij eksperimenti, falë të cilit tv po fiton shuma marramendëse.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Lori Hoxhës e cila në “close friends” (vetëm për miqtë e ngushtë) në Instagram ka shpërndarë këtë shkrim të Sonila Meços duke u shpreher se ajo i ka inat. Këtë e ka bërë nëpërmjet një krahasimi.
“E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do ti lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta”, shkruan Lori.