Publikohen pamjet dyshuese, Jori Delli e BBV në lidhje me reperin e famshëm? (FOTO LAJM)

Modelja shqiptare Jori Delli është pjesë e Big Brother Vip. Ndoshta janë të paktë ata që e kanë njohur, por bukuroshja ka krijuar karrierën e saj në Itali. Para pak kohësh ajo u bë e njohur për median shqiptare pasi “mahniti” dhe “joshi” me bukurinë e saj të famshmin Silvio Berlusconi.

Ditët e fundit, Jori ka marrë vëmendjen në Big Brother për shkak të ngacmimeve të Luizit dhe madje ka lindur edhe në hipotezë se mes tyre do kishte diçka, por rikthimi i Kiarës i dha fund aludimeve.

Jori ka qenë mjaft e hapur përsa i përket jetës të saj personale gjatë kohës të BB VIP. Ndonëse diçka duket se e ka mbajtur të fshehtë. Ndoshta Jori është në një lidhje me reperin italian Fred de Palma?

Kjo na bën të mendojmë pasi Jori dhe Fred kanë kaluar pushimet në të njëjtin vend dhe kanë të njëjtat foto, në të njëjtat data. Tani më gjërat duket se janë më të komplikuara, gjithsesi presim!