Pse Taylor Swift komentohet kaq shumë, edhe kur “bota nuk sillet” rreth saj?

E keni vënë re sa lehtë flitet për Taylor edhe kur tema nuk e përfshin fare?

Si fillim duhet theksuar se Taylor është gjithandej. Në media, në evente, në televizion, në stadiumet dhe sallat më të mëdha të koncerteve në botë, emri i saj shfaqet edhe kur nuk është fizikisht aty.

Bond Benton, profesor i komunikimt dhe medias në Montclair State University ka studiuar pikërisht efektin që ka përmendja e emrit të Swift në media.

Vetëm fakti që është bërë një studim për këtë çështje mbështet fort fuqinë që ka figura e këngëtares me famë botërore. “Prezenca e Taylor në çdo material publik rrit ndjeshëm interesin,” shkruan në studim Benton.

Ajo që habit shumicën e njerëzve është fakti që Taylor përmendet edhe kur tema nuk lidhet me të drejtpërdrejt. Por pse ndodh kjo?

Shembull: Në shtator, CBS News ka publikuar një artikull mbi Travis Kelce, asokohe i dyshuar si partneri i ri i Taylor Swift.

Artikulli kishte të përmendur në titull emrin e këngëtares dhe vetëm dy herë në tekst pavarsisht se ajo nuk kishte asnjë lidhje direkte me artikullin.

Ky shkrim mori rreth 3 milionë shikime vetëm në platformën X.

“Sipas raportimeve, 2.8 milionë shikime ishin tërhequr nga përmendja e Swift, ndërsa pjesa tjetër kishin interes për temën specifike,” shprehet Benton.

Sipas tij, Taylor ka aftësinë të bëjë bashkë dashamirësit dhe personat që nuk e pëlqejnë dhe të hapë debate të forta mes tyre.


Shtuar 10.01.2024 23:24