Produksioni e përzuri se përmendi Borën, Ermal Mamaqi iu bën thirrje fansave të Trixës që e paskan mallkuar (VIDEO)

Banorët e BBV po paguajnë me paratë e çmimit të madh disa takime me miqtë e tyre. Ndër të ftuarit ishte dhe Ermal Mamaqi, i cili zgjoi shumë reagime në rrjet. Biznesmeni ishte i ftuari i pare në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, që u nxor menjëherë pasi dha informacionet nga jashtë.

Ai komentoi me banorët se në sezonin e dytë të H.O.T do të ftojë Bora Zemanin, në rolin e partneres së Ilir Shaqirit. Lajmi u komentua nga Donaldi i cili sugjeroi që Bora të paguhej mirë.

Siç duket, ngacmimet e Ermalit brenda shtëpisë iu kthyen mbrapsht nga fansat e Beatrixës.

Përmes një videoje në Tik Tok-un e tij Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e çiftit të ri nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora.

“Duket që ky është emisioni super i suksesshëm,” – tha aktori, ndërsa shtoi se është bërë “nami” me mesazhe që i kanë ardhur për këtë situatë.

“As kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje,” – tha Ermali.

Ai i ftoi fansat të qetësohen dhe të respektojnë mendimin e gjithkujt. Aktori përmendi se e ëma e tij është fanse e Donaldit, ndërsa ai mbështet miqtë e tij Arjolën dhe Ilirin. Meqë Arjola mori shtëpinë, Ermali tha se gjithë tifozerinë e bën për Ilirin.

@ermalmamaqiofficial Dje në Bigbrother – Ja e vërteta. Paqe miq.? #ermalmamaqiofficial #foryoupage #bigbrothervipalbania #viral ♬ original sound – Ermal Mamaqi


Shtuar 11.02.2022 14:45