Pro apo kundër luftës? Reagon e dashura ruse e Don Xhon (FOTO LAJM)

Dje në orët e para të mëngjesit Rusia ka filluar sulmet kundrejt Ukrainës.

Ndaj këtyre sulmeve kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale, madje edhe prej vet popullit rus, disa prej të cilëve organizuan protestë kundër luftës.

Një ndër reagimit ka qenë edhe e modeles ruse, që në Shqipëri është bërë e njohur si e dashura e Don Xhon.
Ajo ka dalë publikisht kundër luftës duke u lutur për Ukrainën me flamurët e të dy vendeve.

Kujtojmë se lidhja e Don Xhon dhe Arianës dukej disi e pabesueshme, pais nisi nga Instagrami ku modelja ishte një fanse e reperit. Por në dhjetor të vitit të shkuar, ata u takuan dhe madje kaluan edhe pushimet bashkë duke konfirmuar lidhjen./albeu.com/


Shtuar 25.02.2022 10:37