Një surprizë nga ajri erdhi në ditën e sotme për DJ Gimbon.
Ndonëse nuk shkruhej se nga kush e nuk shihej, ata vazhduan me aludime.
Të lidhura
None found
“Forca King”, lexoi njëri prej banorëve për atë që thuhej në dron.
Gimbo më pas tha se nëse ishte një gjë e tillë, është nga miku i tij i ngushtë, Gjesti.
DJ nga Kosova ndërkaq nuk është në dijeni për atë që ka ndodhur me artistin pejan jashtë.
Gjestit nga ana tjetër i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai dyshohet për tri vepra penale: “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” si dhe “Mbajtjes në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve”.
I njëjti duket se ka pasur një sherr me pronarin e kompanisë muzikore, “Onima”, Erkand Shabanin.
