Princesha Charlotte feston 10-vjetorin! Kate publikon foton e ëmbël të ditëlindjes

Princesha Charlotte ka mbushur 10 vjeç dhe këtë moment të veçantë e ka shënuar me një foto të re të realizuar nga nëna e saj, Kate Middleton.

Në imazhin e shpërndarë nga Princ William dhe Princesha e Uellsit në rrjetet sociale, Charlotte shihet e ulur në natyrë, e veshur me rroba kamuflazhi dhe me një çantë shpine, ndërsa buzëqesh drejt kamerës. Fotoja është bërë me iPhone nga Kate gjatë një vizite në Cumbria, në veri-perëndim të Anglisë, në fillim të këtij viti.

“Gëzuar 10-vjetorin Princeshë Charlotte!” – shkruan çifti mbretëror krahas postimit.

Publikimi i një portreti të ri për çdo ditëlindje është kthyer në traditë për familjen mbretërore, që nga lindja e Princ George. Pak ditë më parë, ata ndanë gjithashtu një imazh për ditëlindjen e 7-të të Princ Louis, shoqëruar me një video prapaskenash nga fotosesioni.


Shtuar 2.05.2025 13:30