Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora prej kohësh po shijon romancën me me regjisorin Taika Waititi dhe tashmë ata shfaqen kudo bashkë si çift.
Mbrëmjen e djeshme, çifti u shfaq në Met Gala, ku kanë marrë pjesë yje të shumtë ndërkombëtarë. Dyshja gjithashtu u ndalën shpejt në tapetin e kuq për të folur me prezantuesen e “Vogue”, Keke Palmer, ku Waititi po fliste për lidhjen e tij me Orën. Ata patën gjithashtu momente “funny” me Jimmy Fallon.
Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada”, por unaza në gishtin e saj të fejesës, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Tanimë duket se nuk ka më dyshim se këngëtarja është fejuar me regjisorin.
Edhe pak ditë më parë, Rita publikoi një foto në profilin e saj në Instagram ku dukej dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar nga një emoji. Megjithatë, shumë shpejt ajo e fshiu foton.
Rita dhe Taika nisën të shoqëroheshin në muajin mars. Taika ka qenë i martuar me producenten Chelsea Ëinstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018. Ndërkohë, Rita është përfolur shpesh për lidhjet e saj, por asnjëra prej tyre nuk ka shkuar deri në martesë.