Lidhjen e saj me botën e artit dhe ekranit ajo e ka pasur shumë herët! Ishte vetëm pesë vjeç kur për herë të parë Bieta Sulo u shfaq në filmin “Djali elastik”(1989), në të cilin interpretonte rolin e motrës së djalit të vogël që kishte një ëndërr të madhe: të bënte shfaqjen e tij në cirk.
Bieta, një vajzë topolake dhe me bishtaleca shfaqet në këtë film me rolin që i është besuar, e që siç duket po të mos ishte për prindërit e saj që kishin merakun e lodhjes, ajo mund ta kishte vazhduar karrierën si aktore.
Gjithashtu e ka konfirmuar faktin se është pikërisht ajo që luan në filmin “Djali elastik”, ndërkohë që shton edhe detaje të tjera interesante. “Pooo, jam unë 5 vjeçe. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por s`më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë”.
Gjithsesi edhe një përvojë e vetme në film mjafton për të lënë gjurmë, pasi Bieta gjithsesi e gjeti pozicionin e saj dhe rrugën drejt suksesit duke u përfshirë në televizion, e prej disa kohësh në krye të moderimit të “Ftesë në 5”!