Pavarësisht se ndodhet në arrati dhe se autoritetet në Kosovë po e kërkojnë, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai publikoi një video në një plazh në jug të Shqipërisë, ku i qeshur këndon një nga këngët e tij.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë në kërkim të tij, pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës. Në këtë ngjarje, Stresi dhe kolegu i tij Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni.