Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare, Klea Huta, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një ngjarje që i ka ndodhur me një telefon, të cilin ajo e ka blerë prej vitesh në Amerikë.
Ajo ka treguar se kishte rreth dy vite që kishte blerë në Amerikë këtë aparat celulari dhe vetëm mbrëmjen e kaluar, ajo ka gjetur një kartë telefoni brenda tij, duke mos qenë aspak në dijeni.
Klea ka pyetur të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, nëse ishin në dijeni se çfarë karte ishte ajo.
“Ndihmë se po shkalloj. Kam vetëm dy vjet që e kam blerë këtë telefon. Në Amerikë kam qenë para 6 vitesh”, shkruan Klea bashkangjitur videos së postuar.
Ndjekësit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke ia bërë të ditur se gjithmonë kur blen një aparat celulari në Amerikë, ai vjen i shoqëruar me një kartë, duke zbuluar kështu misterin që shqetësonte Klean.
Por Klea ende nuk mund ta besojë faktin që prej dy vitesh ajo nuk ka kontrolluar se çfarë gjendet në brendësi të telefonit të saj, pra në vendin e kartës.