Po rikthehet pas 10 vitesh me “Sex and the City”, paga e Sarah Jessica Parker do ju lerë pa mend

Që Sarah Jessica Parker është protagoniste në ‘Sex and the City’, seriali ikonik që bëri namin në vitet ’90, e tani po rikthehet me 10 episode të reja që pritet të bëjnë bujë po aq sa dikur, edhe pse mes mikeshave ka mungesa të dukshme.

Edhe pse ‘HBO’ nuk arriti t’i mbledhë të gjitha protagonistet (Samantha nuk pranoi), kush tha se kjo do ndikojë në pagat e atyre që janë pjesë e serialit.

Veçanërisht Carryt që vë në lëvizje gjithë grupin. E dini sa do paguhet ajo? Plot 1 milion dollarë për episod, pa hequr asnjë qindarkë. Në total ajo do marrë 10 milionë dollarë, shumë kjo goxha zemërgjerë nga ana e produksionit. Apo e meriton?


Shtuar 15.04.2021 10:52