“Po nëse e kap Elgitin duke folur me një tjetër?”, Klea Huta tregon publikisht si do të vepronte (FOTO LAJM)

“Qani hallet me Klean”- kështu shkroi Klea Huta në intervistën e fundit virtuale (Question&Answer) në Instagram, ku u kërkoi ndjekësve të saj të ndanin me të problemet e tyre. Ndër të tjera, ka patur edhe disa pyetje për të. Kështu, dikush e pyeste Klean “A e fal tradhtinë Klea? Si do reagoje po të gjeje burrin duke folur me një femër tjetër?”

Dhe Klea ka dhënë një përgjigje që duhet ta mbajnë shënim të gjitha gocat “Do ulesha dhe do flisja me të. Çelësi i gjithçkaje është komunikimi.”

Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën rreth 5 vite më parë dhe në fillim të vitit që lamë pas kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë pak muaj më pas. Klea solli në jetë Krid, i cili ka ndryshuar jetën e tyre.


Shtuar 5.09.2021 11:50