Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi u largua përfundimisht nga programi para disa ditësh si pasojë e një postimi thumbues për Antonelën që i kushtoi mjaft shtrenjtë.
Në atë postim Elvisi vinte në pah një litar, që simbolizon dënimin dhe vetëvrasjen, Arjan Konomi ju kthye kundër dhe me ton të ashpër kërkoi largimin e Locos nga programi.
Para se të largohej ai u përqfaua edhe me Sindin, vajzën për të cilën ishte deklaruar se do të ishte vetëm për të në emision. Ndërkohë pas daljes së tij nga programi, Sindi ka bërë një postim në rrjete sociale duke shprehur hapur mbështetjen për Elvisin. Përmes këtij postimi ajo ka treguar se zgjedhja e saj e vetme në program mbetet Murati, sepse tashmë ka hequr dorë nga Elvisi. Ajo i ka uruar këtij të fundit që së shpejti të gjejë atë që meriton.
Ndërkohë, ditën e sotme Elvisi ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke udhëtuar për në Kosovë. Siç duket ai nuk ka qenë i vetëm pasi është kapur mat nga fansat, të cilët kanë publikuar një video ku ai duket me një femër në makinë. Pas kësaj videoje, rrjeti po zien nga aludimet se vajza me të cilën Elvisi është parë ka qenë Sindi.
Së fundmi, ai ka reaguar dhe ka ripostuar këto imazhe në InstaStory, krahas së cilave ka shkruar:
”Sindi ma gjete portofolin? Se kisha lekët e famës brenda”, ka shkruar ai duke e shoqëruar me një ‘emoji’ duke qeshur.
Mos vallë me këtë reagim Elvisi na dha konfirmimin mbi zërat që po qarkullojnë lart e poshtë?