“Po gënjen një popull, kjo është artiste turke”, publikoi fotot para 16 vitesh, Arjola Demiri “përplaset” me ndjekësin (FOTO LAJM)

Aktorja Arjola Demiri ka publikuar pak ditë më parë disa foto që nuk i kishim parë kurrë më parë, të 16 viteve më parë kur ishte vetëm 21 vjeç.

Aktorja shfaqet mjaft e hijshme si për tiparet e saj ashu dhe linjat trupore. Natyrisht ajo duket komplet ndryshe nga sot që është nënë e tre fëmijëve.

Por ndjekësit janë shprehur të konfuzuar pasi disa foto të tjera, të shkëputura nga një emision televiziv tregojnë një tjetër Arjolë.

Madje një ndjekës e ka akuzuar se në fak në foto nuk është aspak Arjola, por një artiste turke.

“Nuk është Arjola, e ka gjetur foton të artistet turke që mund t’i ngjasojë shumë pak dhe kujton se po gënijën një popull. Budalliqe”.

Por Arjola i ka marrë me mjaft sportivitet këto komente duke iu përgjigjur me humor e madje e ka falenderuar si komentin më të bukur që e ka krahasuar me artistet turke.

Ndërkohë të tjerë i kujtojnë ftot pa filtra që kanë bërë bujë disa kohë më parë duke i rikujtuar edhe operacionin që ka kryer në hundë, të cilin aktorja nuk e mohon aspak./albeu.com/