Po gënjejnë publikisht? Jasmina dhe Ola kapen “mat” si dy shoqe të ngushta (FOTO LAJM)

Para disa ditësh, Ola dhe Jasmina u kapën duke dalë nga e njëjta hyrje pallati për të marrë një porosi. Ndonëse ato të dyja u prezantuan në ekran si armike të njëra-tjetrës, këto video ngritën dyshime se në fakt ato ishin mikesha shumë të mira dhe se madje jetonin në një shtëpi. Mirëpo më pas, Ola dhe Jasmina sqaruan në emision, por edhe përmes disa videove, se thjesht kishin rastisur të dyja në një pallat, por nuk jetojnë bashkë.

Më pas gjatë një përballje në “Për’puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë. Jasmina dhe Ola pohuan se vazhdojnë të mos flasin bashkë dhe se e vetmja herë kur kanë komunikuar ishte për videot që dolën.

Por po sikur t’ju themi se kjo përballje mes vajzave nuk ka qenë e vërtetë?

Jashtë ekranit, Ola dhe Jamsina janë shoqe të mira me njëra-tjetrën dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi.

Në këtë foto Jasmina dhe Ola shihen të ulura bashkë në një lokal. Fotografia është shkrepur dy ditë më parë në Durrës dhe dy vajzat shfaqen të ulura në një tavolinë duke folur me njëra-tjetrën dhe me një djalë, identiteti i të cilit nuk dihet. Duke qenë se vajzat thanë se nuk kanë fare komunikim me njëra-tjetrën, nuk besojmë se do të uleshin në një kafene për të kaluar kohën bashkë.

Shtuar 16.04.2021 08:04