“Po e tepron! Mos i trego gjërat e mia”, Fero dhe Arbenita “sherr” live në TikTok (VIDEO)

Arbenita dhe Fero, tashmë prindër të vogëlushes Nina, kanë treguar vazhdimisht për jetën e tyre private në rrjete sociale. Mirëpo, duket se kjo dëshirë është më e madhe nga ana e Feros, pasi modelja nuk preferon t’i ndajë të gjitha me publikun.

Mbrëmjen e djeshme ata hapën një livestream në Tik-Tok, teksa qëndronin në dhoma të ndryshme të shtëpisë. Gjatë bisedës me ndjekësit, në një moment Fero tregon se partnerja e tij Arbenita, fal të pesëta vaktet.

E ku moment u bë shkak i një zënke publike.

Arbenitës nuk pëlqeu cënimi i privatësisë dhe fakti që Fero shpërndau këtë informacion. Me ton të acaruar ajo ju drejtua:

“Ejj, ta futa bllok”.

Madje, ajo u ngrit dhe shkoi në dhomën tjetër ku ishte Fero, duke i thënë:

“Të kam thënë diçka, mos i trego gjërat e mia se nuk kam qejf!”.

Fero nga ana tjetër e kaloi këtë situatë me të qeshura.


Shtuar 11.04.2023 14:52