PM propozon Sarën për martesë? Video epike që po shpërndahet me shpejtësi (VIDEO)

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga ndjekësit. Dyshja e njohur, të cilët u njohën në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë marrë pjesë së fundmi në një dasmë. Megjithatë, duke qenë se kishte ditëlindjen, Pm i ka bërë blogeres një rreng që e ka lënë pa fjalë.

Në një moment, PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por gjithçka ishte një lojë pasi kutia ishte bosh. Momenti epik u shpërnda nga Sarah e cila e mori me sportivitet gjithë shakanë e partnerit të saj.

Kujtojmë që në ditëlindjen e saj, ai i bëri një dedikim të ëmbël. “Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di cfarë të shkruaj, veç “Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”, shkroi Dj PM.


Shtuar 26.09.2022 11:51