Plasi! Sabiani del hapur kundër lidhjes së Keisit: Kristi mashtrues, bisedat me të dashurën jashtë

Sonte gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin.

Kjo e fundit u shpreh shumë e shqetësuar për reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka qenë një vit më parë i ulur në të njëjtin kolltuk si banorë i BB VIP.

Sabiani ka dalë hapur kundër lidhjes së të bijës duke thënë se Kristi po gënjën. Madje Sabiani ka posuara bisedat e Kristit me Zazën, të dashurën e tij jashtë shtëpisë e cila ka publikuar vetë këto mesazhe. Mesazhet konsistojnë të datës 24 dhjetor, ditës së parë të Big Brother VIP.

Ndërkohë që Kristi u shpreh se lidhja me Zazën ka përfunduar kohë më parë.

“Me kane ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shume njerez te cilet presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, perkundrazi me ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj me e madhe. Por jane disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd te perfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin per shoë. Se dyti nuk jam kunder dashurise ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat . Dhe se fundmi nuk mund te dali nje ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e te luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet”, shkruan më tej Sabiani./albeu.com/

sabiani kunder keisi kristi

sabiani kunder keisi kristi