Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri janë përfshirë në një debat brenda “Big Brother VIP”. Aktorja ka shpërthyer keq ndaj Ilirit, duke e akuzuar se ka luajtur me të gjatë gjithë kohës.
“Unë të kam qenë shumë besnike dhe të kam dashur shumë. Ndërsa ti ke luajtur. Ti ke luajtur me mua”, është shprehur Monika.
Nga ana tjetër, Iliri ka thënë se aktores i intereson vetëm gjendja e saj emocionale.
“Rëndësi ka që ti të jesh mirë. Të gjithë ne duhet të na interesojë gjendja emocionale e Monikës. Ne këtu kemi ardhur që Monika të jetë rehat. Ty të ka bërë fajtore loja jote”, i është drejtuar Iliri.
View this post on Instagram