Plas keq mes Rozanës dhe Valbonës: E shkreta ti, Laerti po tallet me ty

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rozanës dhe Valbonës. Teksa kjo e fundit i tha Gjestit që po e ngacmonte se kafen ia ka bërë Laerti, këngëtarja u shpreh:

“E bëri Laertin xhaxha, kushëri, teze dhe hallë. Laerti tallet me ty se të ishte tamam në rregull do ishte”.

Rozana shprehet se Valbona ka fjalor me 6 llafe dhe gazetarja i kthehet duke i thënë se krenohet.

Në një moment këngëtarja i drejtohet duke i thënë ‘më gjëmo nga pas’ dhe ajo i kundërpërgjigjet: “E kam për turp”.

Por jo vetëm kaq, pasi më pas Rozana bën sikur po pastron tutat nga pas dhe Valbona i kthehet: “Ti je pis nga koka te këmbët, je pis i gjallë”.

Pjesë nga debati:

Gjesti duke imituar Valbonën: G-Ban a po ma bën një kafe, G-Bani ia kthen ‘nuk kam kohë’.

Rozana: Kjo vetëm emra di me thënë, kaq e ka fjalorin

Valbona: Ma bëri kafen Laerti mos u shqetëso

Rozana: E bëri Laertin xhaxha, kushëri, teze dhe hallë. Laerti tallet me ty se të ishte tamam në rregull do ishte

Valbona: S’ka problem motra e Laertit

Rozana: Nuk kam nevojë të flas me ty fare

Valbona: Atëherë mos fol, mbylle

Rozana: As nuk të foli njeri ty

Valbona: Mbylle

Rozana: O fjalor i vogël me 6 llafe

Valbona: Aq e kam dhe jam krenare, krenohem. Rozi krenohem

Rozana: Hajde më gjëmo nga pas

Valbona: E kam për turp

Rozana: Ku e njeh turpin ti, e ke ngrënë turpin me bukë

Valbona: Mos merr shprehjet e mia. Turpin e ke ngrënë që ditën e parë që ke nxjerrë fytyrën në këtë shtëpi. Ça po prek, prapanicën?

Rozana: Do vish ta prekësh?

Valbona: Ça nënkupton ti?

Rozana: Atë që kupton ti

Valbona: Ti je pis nga koka te këmbët, je pis i gjallë, me gjërat e shëmtuara të nxjerr goja jote

Rozana: E shkreta ti


Shtuar 6.02.2025 16:33

Tags: ,