Plas grushti! Për të mbrojtur Bianca-n, Kanye futet në probleme me ligjin

Kanye West raportohet se po përballet me akuza të rënda në Los Angeles. Reperi amerikan dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një burrë pasi ky i fundit tentoi të ngacmonte gruan e tij dhe ish-modelen, Bianca Censori. Sipas mediave, reperi aktualisht është nën hetim si i dyshuar për këtë rast dhe tani policia po shqyrton pretendimet e ngritura ndaj tij.

“Bianca u sulmua fizikisht”-tha një përfaqësues i Kanye për median.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën në mbrëmje në West Hollywood, dhe burri thuhet se është goditur disa herë.

“Agresori i vuri duart në fustanin e saj, direkt në trupin e saj, e kapi për belin, e rrotulloi rreth e rrotull dhe më pas tentoi ta puthte. Ajo u sulmua seksualisht”, shtoi përfaqësuesi.

Burime policore thanë për TMZ se ngjarja është aktualisht nën hetim nga të dyja palët. Ye dhe Bianca u larguan nga vendi i ngjarjes pas incidentit. Burri që u godit nuk kishte nevojë për trajtim mjekësor.


Shtuar 18.04.2024 13:17