Pjesë e platformës për të rritur, sa para bën Enca me pozat +18 (FOTO LAJM)

Çfarë është OnlyFans? OnlyFans është një platformë e rrjeteve sociale, që lejon përdoruesit të postojnë përmbajtje dhe të paguhen nga ndjekësit e tyre, apo “fansat”, përmes abonimeve në llogari. U themelua nga Timothy Stokely në vitin 2016.

Mund të postojnë përmbajtje? Çfarë nënkupton me përmbajtje? Në fillimet e veta, OnlyFans shërbente si platformë ku përdoruesit publikonin pornografi amatore të të gjitha zhanreve.

Pra, OnlyFans është porno? Është, por jo vetëm porno. Punonjësit e seksit e përdorin platformën, madje një artikull i New York Times, i vitit 2019, pretendon se platforma “e ndryshoi punën e seksit përgjithmonë.” Sidoqoftë, shumë llogari të tjera kanë arritur të mbledhin para edhe duke postuar foto normale me një përmbajtje të përshtatshme. Platforma thotë se YouTubers po e përdorin atë si një burim tjetër të ardhurash dhe influencuesit e fitnesit, shfaqin aty videot e tyre të stërvitjes. Çdokush (mbi 18 vjeç) mund të hapë një profil, të postojë foto dhe video për një tarifë mujore që e paguajnë ndjekësit.

Po Enca çfarë poston? Në një intervistë për Privé, ajo u shpreh se nuk poston vetëm foto të nxehta, por komunikon me fansat, hedh informacione për këngët e reja dhe gjërat që bën në përditshmëri.

Kur thotë “foto të nxehta”, për çfarë e ka fjalën? Nuk dimë ta themi (sepse nuk kemi Only Fans), por disa që ka shpërndarë në Instagram janë si ne galerine e meposhteme.

Si përfundim? Në Privé, e pyetur se sa fiton, u shpreh “marshallah”.

Që do të thotë? “Marshallah” është relative, por në mbishkrimin  e llogarisë së saj në OnlyFans shkruan “Top 0.1% of OnlyFans Creatos”.

Për ne që kemi 0 njohuri, “Top 0.1% of OnlyFans Creatos” çfarë kuptimi ka? Nëse një krijues renditet në 1% e më të mirëve, kjo do të thotë që bën më shumë para se 99% e krijuesve të tjerë. E njëjta gjë vlen për 10%, 0,1% e kështu me radhë.


Shtuar 12.07.2021 13:12