Pësoi aksident me makinë, ja si është gjendja shëndetësore e Vesa Vllasaliut

Para pak ditësh u raportua se ish-banorja e BBVK-s, Vesa Vllasaliu, kishte pësuar një aksident të vogël me veturën e saj luksoze.
Tani, përmes vlogut të saj të dytë në YouTube dha detaje se çfarë kishte ndodhur.

Ishte pikërisht dita kur xhiroi vlogun e saj që ndodhi ky aksident i vogël.

Përmes një videoje ajo tha se derisa po dilte me makinën e saj nga parkingu, dëgjoi një zhurmë të çuditshme.

“Pasi e përfundum vlogun ndodhi një diçka e vogël”, tha Vesa, për të cilën më pas shoqja e saj shtoi se ishte një ‘aksident ‘msyshi’.

“Valla bre mësyshi më mbyti’”, shtoi më pas Vesa, derisa tha se teksa po lëvizte nga parkingu me makinën e saj dëgjoi një zhurmë të çuditshme.


Shtuar 30.04.2024 18:09