Edhe pse tashmë e skualifikuar, Egla duket se ka ende mbështetës brenda në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Romeo dhe Heidi nuk e kanë pritur mirë largimin e papritur të aktores dhe në shtëpi është ndezur debati me “rivalët” e Eglës.
Teksa ndodheshin në kuzhinë, Romeo debaton me Julin dhe Meritonin, ku këta të fundit i kërkonjnë të mos e përmendë më Eglën në shtëpi përderisa ajo nuk është më pjesë e lojës. Sipas tyre Romeo po përfiton nga emri dhe vëmendje e saj dhe po e ekzagjeron.
Mirëpo Romeo vazhdimisht shprehet se e vlerësonte atë si lojtare por edhe si grua. Në një moment kur Meritoni po e ndiqte nga pas, Romeo i është drejtuar “përndjekës grash”, duke i thënë se ai e ka provokuar Eglën dhe është bërë shkak për largimin e saj nga shtëpia.
Biseda e plotë në videon më poshtë: