Traileri zyrtar i “Venom: Last Dance” sapo është publikuar nga Sony Pictures Entertainment. Për herë të fundit, Eddie Brock rikthehet përmes interpretimit të Tom Hardy. Në klipin e parë të “Last Dance”, Eddie Brock në dukje i palëkundur përballë rrezikut nuk ka zgjidhje tjetër veçse të lejojë ndihmësin e tij simbiotik të ndërhyjë.
Sipas përmbledhjes zyrtare, Eddie dhe Venom janë në arrati. Të “shigjetuar” nga dy botët e tyre dhe me armiq të rrezikshëm, dyshja detyrohen të marrin një vendim fatal që do të rrëzojë perden e kërcimit të fundit të Venom dhe Eddie.
Të lidhura
None found
Kasti plotësohet nga Chiwetel Ejiofor, Juno Temple, Rhys Ifans, Peggy Lou, Alana Ubak dhe Stephen Graham. Vihet re se Kelly Marcel, e cila shkroi skenarin dhe prodhoi dy filmat e parë, debutimin e saj regjisorial në produksionin e ri e bën me skenarin e saj bazuar në një histori që ajo e përpunoi së bashku me protagonistin.
Produksioni është nënshkruar nga Hardy dhe Avi Arad, Matt Tolmach, Amy Pascal dhe Hutch Parker. Siç raporton Variety, dy filmat e parë, “Venom” i vitit 2018, me regji të Ruben Fletcher, dhe vazhdimi i vitit 2021 “Let There Be Carnage”, me regji të Andy Serkis, sollën një total prej 1.3 miliardë dollarësh në arkë. “Last Dance” pritet të dalë në kinema tetorin e ardhshëm.
