Në skenën e teatrit dhe kinemanë shqiptare mbetet ndër aktoret më të vlerësuara. “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, i ka dhënë aq shumë teatrit dhe filmit shqiptar.
Cilësuar dhe si një nga femrat më të bukura shqiptare, portreti i saj dhe sot në moshën 89 vjeçare vazhdon të jetë i tillë. Duket sikur koha nuk i ka dëmtuar asgjë, vazhdon të jetë e bukur, fisnike dhe plot pasion për profesionin e saj.
Ky pasion e ka bërë aktoren të rikthehet në rol edhe në moshën 89 vjeçare.
Filmi i Spartak Pecanit, “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar mbi romanin e Fatos Kongolit po jepet aktualisht në kinema dhe ka rikthyer ikonën e kinematografisë Margarita Xhepën, gjithashtu edhe Robert Ndrenikën.
“U gëzova shumë që më besuan këtë rol. Me çuan në mallin dhe nostalgjinë e Kinostudios”, shprehet Xhepa për këtë rol që e riktheu në aktirm./albeu.com/