Pasi mori hak për Borën, çfarë tha Semi në “BB VIP” për Donaldin dhe lidhjen me Beatrix (VIDEO)

Semi Jaupaj është rikthyer mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP”. Gjatë mbrëmjes ajo nuk ngurroi që të fliste edhe për Donaldin, me të cilin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pati një miqësi shumë të ngushtë.

E pyetur nëse aktori i humorit e ka penalizuar në lojën që ajo ka bërë brenda shtëpisë, Semi tha e bindur se jo. Madje këngëtarja e njohur theksoi se sa i përket lojës ai është i njëjti që ka qenë në fillim.

“Është fundi i lojës dhe secili do kapet me diçka deri sa të dalë njeri fitues. Arjolën e shoh të sikletosur. Donaldi është Donaldi që ka qenë që nga fillimi dhe nuk ka ndryshuar sa i përket lojës. Është po ai që ka qenë në fillim. Gjërat kanë ardhur si pasojë e gjendjes sime. Donaldi më ka ndihmuar në një moment të vështirë timin, di që ai njeriu ka qenë aty për mua dhe nuk mund të them që më ka penlizuar”, tha Semi.

Ndërsa duke komentuar marrëdhënien që Donaldi ka me Beatrix Ramosaj, këngëtarja nuk u tregua e ashpër në gjykimin ndaj aktorit siç shumë ndjekës prisnin


Shtuar 15.12.2021 08:56