Pasi dëgjoi këngën që i dedikoi Beatrix, Donaldi bën deklaratën e fortë (VIDEO)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” u dëgjua kënga më e re e Beatrix Ramosajt. Kënga titullohet “Faj” dhe i dedikohet Donaldit.

Fillimisht ai nuk e kuptoi se kënga ishte e partneres së tij, por më pas e dëgjoi me vëmendje. Donaldi u habit dhe njëkohësisht u emocionua tepër.

Së fundmi, gjatë një bisede me banorët, aktori ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se kënga është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për të.

“Është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për mua”, është shprehur ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 1.02.2022 11:12