Arbana Osmani ka publikuar video të konkurrentes së “Për’puthen”, Antonelës teksa kjo e fundit vishej në prapaskenë.
Në këtë imazhe, vihet re sesi Antonela përpiqet që të veshë një palë çorape mbi taka ndërkohë që ndihmohet dhe nga persona të tjerë.
“Pash Zotin çfarë je duke bërë Antonela? Nuk kam fjalë, nuk e di domethënë, ku i gjen këto veshje njëherë, ku i gjen”, i thotë Arbana.
“I ka çuar veshket skenike në një tjetër nivel”, shkruan moderatorja në një story tjetër.
Arbana dallohet për çiltërsinë që e karakterizon dhe shpeshherë ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj.