Princi Harry ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në NFL Honors, Las Vegas, disa ditë pasi vizitoi babain e tij i cili është diagnostikuar me kancer.
Harry i dha çmimin e vitit, Heyward i cili përqafoi dukën dhe tha: “Thjesht jam i tronditur, ky është Princi Harry”. 34-vjeçari krijoi Fondacionin Heyward House, i cili mbështet disa iniciativa në zonën e Pittsburgh. Çmimi njeh një lojtar që ka arritur në dhe jashtë fushës dhe ka pasur një ndikim pozitiv në komunitetin e tyre. Fituesit i jepen 250,000 dollarë (198,000 £) për t’i dhuruar për një bamirësi sipas zgjedhjes së tyre. Ndërsa me monarkun u takua për rreth 45 minuta në Clarence House, ku Charles III po kurohet pas diagnostikimit. Sipas Sky News, Harry nuk është takuar me vëllain e tij Princin William apo kunatën Kate, Princeshën e Uellsit, teksa ajo shërohej nga operacioni dhe u kthye në SHBA të mërkurën. Vëllezërit kanë pasur një marrëdhënie të prishur për disa vite pas largimit të Harry nga detyrat mbretërore në fillim të vitit 2020 për të jetuar në SHBA me gruan e tij Meghan dhe dy fëmijët e tyre, Archie katër vjeçare dhe Lilibet, dy vjeç. Që nga shpërngulja e tyre në Amerikë, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë qenë kritikë ndaj familjes mbretërore në intervista televizive, duke përfshirë librin e Harry-t Spare , i cili u botua vitin e kaluar.