Santiana Maloku ish konkurrente e Big Brother Kosova ka folur së fundmi për raportin e saj me djemtë, teksa është në një lidhje. E ftuar së fundmi në emisionin SOL në Klan Kosova, ajo ka treguar se ka më shumë shokë për shkak se ka një tip tjetër dhe se ndihet më rehat.
Ish-banorja e Big Brother theksoi se partneri i saj nuk e pengon në këtë aspekt, meqë e njeh se si është, ndërkohë që kur ajo ishte brenda shtëpisë u përfol shumë për afrimitetin me Bucin.
Të lidhura
None found
“Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë. Unë gjithë kohën punoj me meshkujt, si fotografët se jam modele. Nuk e di, ndoshta edhe vetë jam tip më gango. Më përshtatet më shumë muhabeti me meshkuj se me femra. Mendoj që ndihem më mirë se e di që nuk ka xhelozi.Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë se e di si jam unë”, tha ajo
