Pas ndarjes nga Kaderi, reagon Lumbardhi: I uroj më të mirat në botë dhe…

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u njohën.

Kaderi hodhi disa akuza për fituesin e BBVK, ndonëse nuk janë zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ndarjeje. Ish-futbollisti nga Vitia ka qenë së fundmi i ftuar në “Talk With Afrona”, ku ka folur më shumë rreth kësaj.

“Secila fazë e ka atë të veten, secila ndarje e ka atë të veten po unë mendoj në qoftëse dy persona të rritur vendosin me i nda rrugët nuk është më ai hap vetëm pa asnjë arsye, pa i menduar”, u shpreh ai.

“Unë mund të them që i uroj Kaderit më të mirat në botë edhe shumë suksese në jetë”.


Shtuar 14.10.2024 11:28