Pas vëmendjes së madhe që mori në Eurovision, Ronela Hajati është rikthyer sërish në punë. Ndonëse nuk kaloi dot në finale, Ronela pati një impakt të mirë te publiku i huaj. Shumë njerëz u zhgënjyen pasi artistja nuk siguroi votat e mjaftueshme për në finalen e madhe.
Ronela është shprehur më parë se ajo që dëshiron që të marrë nga festivali evropian, është fama përtej kufijve. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se po punon për këngën e re. “Le të festojmë këngën e parë italisht që po bëj”, shkruan këngëtarja.
View this post on Instagram
Duket se Ronela po e shfrytëzon në maksimum vëmendjen që mori me pjesëmarrjen në festivalin evropian.