Pas debateve të shumta, Jetmiri lë shtëpinë e “Big Brother Vip”

Vendimi i Jetmirit për të qëndruar në shtëpi pa komunikuar me ta ngjalli debat mes banorëve, të cilët e cilësuan atë si frikacak dhe shtuan që nuk po i del loja që kishte menduar. Pas debateve të shumta, Jetmiri vendosi të largohej nga shtëpia, duke u shfaqur i revoltuar.

Juli: Unë e kam thënë që Jetmiri nuk do ikte. Ishte një lojë me mullinjtë e erës. Nëse ti je një lojë me një format që ke konflikt dhe thua më censurojnë etj, ik. Nëse nuk ikën do tëdalësh viktima e produksionit që tëketë ca fansa,’Aman çfarë po i bëjnë.’ Mori kohën televizive sepse ankohej që nuk kishte kohë.

Romeo: Jetmiri erdhi në fillim bënte gangon, nuk i dha njeri rëndësi, filloi tu hynte grave, hiqi jorganin, hiqi të tjera. Nuk po ja del dot. Ky ishte ai që do dridhej shtëpia nga loja e tij. Po luan viktimën. Pse nuk doli? Është firkacak.

Nga studio e spektaklit ai u shfaq i revoltuar, teksa u përfshi në debat edhe me opinionistët.

Ledion Liço: Unë e shoh si një mungesë respekti për formatin, për publikun.

Jetmiri: Është çështje këndvështrimi. Unë e shoh si një vendim i imi. Faleminderit ju për mundësinë. Unë solla modelin e një njeriu të edukuar.

Ledion Liço: Unë nuk i kam shkuar njeriu në vesh duke i bërtitur. Mungesa e koherencës është që ose do jesh i edukuar ose do bërtasësh e do diskretitosh njerëzit. Ti nise të tregosh histori personale.

Jetmiri: Përgjigjet e mia kanë ardhur në propocion me si e kam parë unë gjënë.

Jetmri: Ju keni armët tuaja në kuadrin e lojës, unë kaq kisha mundësi të bëja i izoluar. Kam protesuar, nuk ishte e drejtë por kjo është.

Arbër Hajdari: Kam besuar tek loja jote në fillim dhe në çdo gjë që ke thënë.

Jetmiri: Nuk ishte lojë.

Arbër Hajdari: Jetmri mund të ketë fantazitë e tij me mikrofonin etj. Gjithsesi kjo është zgjidhje e jotja.

Jetmiri: E di jam paranojak.

Arbër Hajdari: Jo nuk thashë këtë.

Ori Nebijaj: Sado i tmerrshëm të jetë produksioni…

Jetmiri: Jo jam unë i tmerrshëm se mu bë gjyq publik.

Ori Nebijaj: Sado i tmerrshëm të jetë, nuk kashanse që në fund të mosfitojë ai që nuk do publiku. Nuk ndodh kjo dhe mësojeni njëherë e mirë këtë.

Ledion Liço: Më vjen keq që Top Channel ty të rriti, të bëri të famshëm, dhe jo produksioni, por publiku me mundësinë që të dha produksioni.

Jetmiri: Mos e hap atë plagë se nuk dua ta prek.


Shtuar 20.04.2024 22:55