Pas buzëve dhe hundës, Ana e “Përputhen” zbulon ndërhyrjen estetike të rradhës (FOTO LAJM)

Bukuroshja e cila u bë e famshme nga “Përputhen”, Ana Kauri ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike pas buzëve dhe hundës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Nesër do realizoj një ndërhyrje estetike. Çfarë mendoni se është?”, i ka pyetur ajo ndjekësit. “Dhëmbët”, është përgjigjja më e shpeshtë dhe Ana e ka konfirmuar.

Ajo do të rregullojë dhëmbët dhe me siguri rezultatin do ta publikojë në rrjete sociale. Kujtojmë se Ana doli nga ‘Përputhen’ pa e gjetur dashurinë. Ish-konkurrentja tha se nuk ndihej vetëvetja në program.


Shtuar 16.04.2021 13:17