Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve: Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën (FOTO)

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë.

Në rrjetin social “Facebook” të këngëtares, është publikuar një foto me mbishkrimin “I jam mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën dhe ndryshuan plotësisht jetën time”.

Krah këngëtares duket Elvira Tata, zonja që e takoi në Penn Station dhe e ndihmoi të largohej nga aty, biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Julia Ilirjanin, si dhe analisti Arjan Curi.

Një ditë më parë, Parashqevi Simaku, vizitoi edhe shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, falenderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 26.12.2024 09:15